Lideri demokrat Lulzim Basha përcjell një tjetër mesazh refuzues për ftesën për dialog të kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit i dërgoi sot letrën e pestë publike teksa i bën thirrje të dialogojnë për zgjidhje të krizës politike.

Me një video të postuar nga protesta e djeshme e opozitës Basha deklaron se ëndrrat për të sunduar si lindor popullin perëndimor të Shqipërisë do të marrë përgjigjen e merituar.

Ai deklaron se nuk do të pranojë më zgjedhje false të kryeministrit të kapur nga krimi pasi tani është koha për largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Beteja jonë është për Shqipërinë si gjithë Europa!
Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve të bashkuar. Çdo ëndërr për të sunduar si despot lindor, popullin perëndimor të Shqipërisë, do të marrë përgjigjen e merituar.

Shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë më paligjshmërinë e një qeverie të dalë nga zgjedhjet e faktuara të vjedhura. Nuk do të pranojnë më zgjedhje fallso të kryeministrit të kapur në krim.

Tani është koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme”, shkruan Basha.

Artikulli paraprakZGJEDHJET PËR PARLAMENTIN EUROPIAN, MBYLLEN VOTIMET NË DISA SHTETE
Artikulli tjetër“PARTIZANI” NGRE LART TROFEUN KAMPION PAS 26 VITEVE