Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me një grup studentësh në Shkodër ka bërë premtimin se vendimi i parë që qeveria e tij do të ndërmarrë sapo të vijë në pushtet ëshë anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë.

Premtimi i Bashës erdhi mbas pyetjes së gjimnazistes, Ledja Ashta lidhur mbi qëndrimin e PD-së me Arsimin e Lartë.

Ndër të tjera, Basha u shpreh se: Dje kemi marrë një vendim me Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike. Kur Ligji kaloi ne e kundërshtuam në Parlament. Ne e konsiderojmë këtë ligj, rrënjën e së keqes, që ka zaptuar universitetet, rrënjën e të keqes nga e cila po vuajnë studentët shqiptarë.

Jeta universitare kontrollohet nga një gruisht njerëzish për interesa politike dhe korruptive financiare. Anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë do të jetë akti i parë që qeveria e Partisë Demokratike do të ndërmarrë.

Por kjo nuk mjafton. Ne duhet të nisim tani punën për hartimin e një ligji të arsimit të lartë, të standardeve dhe parimeve europiane.

Më tej, Basha ka treguar se PD-ja do të ngrejë një grup pune për hartimin e një ligji të standardeve europiane. Sipas tij, në grup do të jenë deputetë që mbulojnë fushën e arsimit, përfshirë edhe pedagogë, ekspertë të fushës nga Partia Demokratike.

Kryedemokrati gjithashtu ka treguar edhe mënyrën se si do të investohet në ndihmë të studentëve dhe të universiteteve.

“Do zerojmë tarifat për bachelor dhe master për të gjithë familjet nën 640 mijë lek me të ardhura në muaj. Përgjysmim për të familjet me të ardhura mbi 640 mijë lek në muaj.

Duke mbështetur 5 mijë studentë që vijnë nga nevoja ekstreme ekonomike me bursa deri në 2 milionë e 200 mijë lek të vjetra në vit, për qera, ushqim, librat dhe shpenzime të tjera të jetës studentore.

Me gjithë këtë reduktim, mbeten ende para për të investuar çdo vit 32 milionë dollarë në kampuset universitare, auditorë, laboratorë, tekonologji të informacionit etj,”- tha Basha.

Artikulli paraprakBASHA NGA SHKODRA: 16 SHKURTI RIKTHEN QEVERISJEN PËR VENDIN
Artikulli tjetërNESËR FUTET NË FUQI REGJIMI I POSAÇËM NË BURGJE, MINISTRJA E DREJTËSISË: DO IZOLOHEN 270 TË DËNUAR