Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza të ashpra nga qyteti i Shkodrës, duke theksuar se krimin sundon jo vetëm në këtë qytet por edhe në qytete të tjera. Basha tha se krimi ka kapur edhe ministrin e Brendshëm.

Basha: Nuk ka shqiptar që ta kuptojë se ka hipokrite janë thirrjet që vijnnë sot nga foltoret e Kuvendit se sa të dëshpëruara janë bojatisjet e propagandës për bashkëpunim.

Me këtë të bashkëpunojmë? Me Agron Xhafën? Me Taulant Ballën, të cilit pasi i plasi skandali i Toyota Yaris dhe pastrimit të parave të pista të Drogës pohoi me gojën e tij se është mik me një prej anëtarëve të Bandës së Lushnjës, i dënuar me 21 vite burg në Itali, Edmond Bego.

Sot kufiri midis krimit dhe qeverisë është shuar përfundimisht. Edi Rama bashkëpunoi haptas me kriminelët në qytetin e Shkodrës.

Para disa ditësh, krimi i organizuar goditi me breshëri automatiku shtëpinë ku flinin fëmijët e një gazetareje. Janë rrëmbyer dhe zhdukur qytetarë, janë vrarë të tjerë, siç ishte rasti i Arjan Ferracakut. I bëj thirrje drejtorit të policisë së Shkodrës të japë dorëheqjen. E vetmja që të shpëton nga përgjegjshmëria morale dhe ligjore është largimi yt. Krimi u ka marrë kalanë nga brenda, u ka marrë Fatmir Xhafajn, kampionin e reformës në drejtësi.

Si mund t’i kërkohet opozitës të ulet të bëjë ligje dhe reforma me Fatmir Xhafajn që duhet të ishte nën hetim nga ligji antimafia. Si mund t’i kërkohet opozitës të negociojë me Taulant Ballës të Toyota Yaris, i cili pranon publikisht se ka mik një trafikant droge.

Modeli 5 vjeçar i Edi Ramës na ka sjellë këtu. Për pushtetin e tij, Edi Rama bëri pakt me kriminelët nga jugu në veri nga lindja në perëndim. Për pushtetin e tij, ju hapi rrugë kriminelëve në polici. Kaluam nga një ministër i brendshëm që bënte vetë drogën, tek një ministër i Brendshëm që bën drogën me vëllain e tij.

Sfidat që kemi përpara ka përmasa akute. Shqipëria nuk mund ta durojë më këtë gjendje. Ka përmasa historike. Nuk mund ta lëmë vendin të boshatiset. Çdo ditë shkojmë prapa dhe jo para në raport me Evropën. Vetëm ata që ia kanë shitur krimit shpirtin për jetën e tyre me luks, me chartera privatë si Edi Rama, Taulant Balla dhe Arben Ahmetaj me shokë mund të pranojnë që të boshatisen qytete të tëra.

Ne vijmë këtu plotësisht të vetëdijshëm edhe për të metat tona për t’u zotuar para shqiptarëve se nuk do t’i lëmë vetëm me krimin e organizuar. Shqipëria nuk qeveriset më. Edi Rama është një figurinë që vetëm hedh firma për të grabitur me PPP dhe për të plotësuar tekat e tij duke harxhuar miliona për udhëtime jashtë shtetit, vetëm për makina aq sa është ndihma ekonomike për 8 muaj.

Detyra jonë duke filluar nga sot të gjejmë rrugët, mënyrat, të formulojmë aksionin dhe platformën politike për t’i dhënë fund kësaj gjendje të padurueshme për Shkodrën për t’i dhënë vendit demokraci, rend dhe shtet të së drejtës.

Le të fillojmë nga e para, shkëputjen e qeverisjes nga krimi, dhënien fund të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin.

Artikulli paraprakNIS KUVENDI, MESAZHI I RUÇIT: NDALNI LUFTËN PËR PUSHTET! BETEJA JONË, INTEGRIMI NË BE
Artikulli tjetërI DEHUR, PA PATENTË DHE PA DOKUMENTE, AKSIDENTON 39-VJEÇAREN ME MOTOR