Statusi i plotë në Facebook i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

“Në mënyrë tinzare, kryeministri ne ikje ka ndryshuar me akt normativ buxhetin pa e dërguar në komisione, në parlament. Pse? Pse keshtu hajdutjce, fshehtasi, duke shmangur debatin, oponencën, kritikën? Sepse me ndryshimin e buxhetit Edi Rama nuk rrit asnjë pagë, tall dhe poshtëron 635 mijë pensionistët me indeksimin 1.6 përqind, pra një bukë e 100 gramë djathë në muaj, kur cmimet janë rritur e nuk kanë të ndalur. Kryeministri ne ikje nuk rrit asnjë qindarkë fondet për ndihmën ekonomike për familjet në nevojë. Kur papunësia rritet cdo ditë, ai nuk shton, por e ul me 10% fondin për pagesën e papunësisë. Asnjë qindarkë për kompensimin e ish të përndjekurve politikë. Kryeministri në ikje ul fondet për arsimin, shëndetësinë dhe burgjet, ul fondet për investimet me financim të huaj. Rrit borxhin publik për vitin 2016. Por Edi Rama nuk ka harruar të shtojë 68 punonjës në aparatin e kryeministrisë. 68 sharës të rinj në pallatin e tij që do të paguhen me paratë e shqiptarëve për ti shërbyer propagandës e llafeve, e aspak punës. Kjo është qeverisja e degraduar dhe korruptive e kryeministrit në ikje. Taksa të larta, gjoba të larta, cmime të larta. Shto luksin e shërbëtorët për vete, ul fondet dhe rrit mjerimin për shqiptarët. Partia Demokratike ka një plan shpëtimi për vendin. Në programin e saj, buxheti do të jetë pronë e shqiptarëve, jo plackë për tu ndarë sipas tekave. Ne do të ulim taksat dhe shpenzimet qeveritare. Cdo fond do të shkojë për investime, për vende të reja pune, për paga e pensione më të larta, për zbutjen e varfërisë në vend dhe per një ekonomi të fortë e një të nesërme të sigurtë për të gjithë shqiptarët.”

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSHBA/NJË E VRARË DHE DISA TË PLAGOSUR NGA TË SHTËNAT MË ARMË
Artikulli tjetërDEKLARATA ‘BOMBË’ E NDOCAJT: META KA OFRUAR MILIONA EURO PËR TË MË CENSURUAR