Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ndal për një takim sot me demokratët e Vlorës. Kryeopozitari tha se kushdo që mendon se demokratët kanë ndërmend që të dorëzohen dhe të pranojnë masakrën elektorale, sipas tij e kanë gabim.

Basha shtoi më tej se pavarësisht mosmarrëveshjeve apo pakënaqësive që mund të ekzistojnë, demokratët duhet të jenë të vetëdijshëm për diçka, barrën e përgjegjësisë që ende rëndon mbi supet e tyre.

“Mirë se ju gjej zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra! Është një nder dhe kënaqësi e veçantë të ndodhem sot në mesin tuaj përsëri, ndonëse jo në rrethana që do na kishte dashur zemra. Po kjo jo për fajin tuaj. Asnjë demokrate edhe demokrati të Vlorës dhe jo për fajin e shqiptarëve. Sepse vëllezër dhe motra ne ndodhemi sot këtu në këtë takim, fiks një muaj pas një beteje ku përballë nuk kishim një kundërshtarë politik, por kishim një regjim i cili nuk bëri thjesht dhe vetëm shkelje ligjore por një masakër të vërtetë zgjedhore. Ne u futëm në këtë betejë me një objektiv, i cili nuk ishte thjesht dhe vetëm synimi ynë dhe nuk bëhej për pushtetin tonë, për karrigen time apo karriget tuaja, por bëhej për të gjithë vlonjatët dhe të gjithë shqiptarët. Ne nuk e harruam asnjë çaste të betejës, motivin se pse ishim në këtë betejë, për vlonjatët, për shqiptarët, për ndryshimin që e donin më 25 prill dhe që u mohua dhunshëm padrejtësisht, dhe në bindjen time përkohësisht, nga masakra zgjedhore. Se çfarë ndodhi e di fare mirë unë, e dinë fare mirë shqiptarët, e di gjithsecili prej jush.

Artikulli paraprakSHKODËR, UDHËZUES PËR GJETJEN E TË ZHDUKURVE NË DIKTATURË
Artikulli tjetërSHIFRAT E MSH: 21 RASTE TË REJA ME COVID-19 DHE 1 HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT