Në urimin e tij për 7 marsin, lideri demokrat Lulzim Basha kujton mësuesen e tij të parë, ku teksa thotë se ata puojnë në lushte të pafavorshme, u premton se ditë më të mira do të vijnë.

“Është kaq e natyrshme që çdo 7 mars sjell ndër mendje mësuesen e klasës së parë. Dhe po kështu të çdo mësuesi dhe pedagogu që ka qenë pjesë e jetës dhe e dijes në çdo hap që kemi hedhur si nxënës dhe studentë.

Ndaj sot dua t’ju uroj nga zemra festën të gjithë arsimtarëve në Shqipëri, të gjithë mësuesve që përtej çdo vështirësie janë përçuesit e përkushtuar dhe të pazëvendësueshëm të dijes tek fëmijët dhe të rinjtë tanë.

Për lodhjen e përditshme, kushtet shumë herë të pafavorshme të mësimdhënies dhe dinjitetit njerëzor, ata meritojnë të festojnë sot 7 marsin me urimin, shpresën dhe premtimin se ditë më të mira do të vinë për arsimtarët tanë”, shkruan Basha.

Artikulli paraprakNDËR MË TË VJETRIT NË KOMANDËN E DOKTRINËS DHE STËRVITJES, JA SI E SURPRIZOI MINISTRJA XHAÇKA PEDAGOGUN PËR 7 MARS
Artikulli tjetërINFO PLUS – 06.03.2020