Pas takimit që zhvilli në selinë blu me ministrin gjerman për Europën, Michael Roth, Luzlim Basha tha se i ka kërkuar që të denoncojnë masakrën zgjedhore të 25 prillit para se të jetë tepër vonë. Basha tha se rruga e vetme e Shqipërisë është të integrohet në BE.

” Një mundësi të artë për shqiptarët dhe demokracinë dhe për të ecur para me integrimin, Për PD nuk ka mundësi më të mirë për të ndryshuar vendin se sa procesi i integrimit që është i bazuar tek arritje dhe meritat dhe për fat të keq me këto zhvillime siç e kemi parë Shqipëria ka mbetur në vendnumëro për sa i përket arritjeve që janë rënduare dhe më shumë me zgjedhjet e 25 prillit.

Ne kemi bërë gjithçka në dorën tonë duke filluar me konsensusin e reformës në drejtësi dhe atë të reformës zgjedhore të 5 qershorit, por qeveria i shkeli të dyja këto. Ajo që i kam kërkuar Roth është të flasin dhe të denoncojnë masakrën zgjedhore të 25 prillit para se të jetë tepër vonë”, tha Basha.

Artikulli paraprakMANASTIRLIU: DO KEMI SEZON TURISTIK TË LEHTËSUAR, ME 15 QERSHOR HAPEN QENDRAT SHËNDETËSORE VERORE
Artikulli tjetërPRANOHEN 17 PERSONALITETE TË JASHTËM, RAMA FALËNDERON GJINUSHIN: MË BËRI MOS TË KEM ALERGJI NGA AKADEMIA E SHKENCAVE