Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i PD Lulzim Basha në sheshin e lirisë ka përcjellë mesazhet e Washingtonit.

Basha: Përgëzimet vijnë për të gjithë ju që ndodheni në këtë betejë që do të ketë vetëm një përfundim, fitoren e demokracisë.

Mesazhi i dytë, i sinqertë që buron jo nga kalkulimet politike, por nga bindja e tyre më e thellë e këtij brezi drejtuesish në shtëpinë e bardhe dhe dhjetra para tyre, mesazhi i dytë është falenderimi për ju jo thjesht si njerëz që ngriheni për të drejtën tuaj, por si një armatë e vërtetë që luftoni.

Falenderime për ju sepse beteja për lirinë zhvillohet kudo ku ajo ku është e kërcënuar. Mesazhi i tretë është mesazhi i mbështetjes totale të miqeve tanë, mbështetjes politike, parimore dhe morale dhe mbështetjes së gjithanshme të PD nga ekipi fitues i presidentit Trump.

Ka një dhe vetëm një përfundim, largimin e Ramës, një qeveri teknike që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, me forcën tuaj, me bekimin e zotit dhe me ndihmën e miqve amerikanë ne do tia dalim.

Artikulli paraprakFSHF-ja DËNON ASHPËR SJELLJEN E TIFOZËVE KUQEZI
Artikulli tjetërKRYEMADHI: META KA RESPEKT PËR SALI BERISHËN