Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua në Durrës me disa banorë të një prej komplekseve më të mëdha të dëmtuar.

Basha tha se rruga më e mirë për t’i ndihmuar banorët është rritja e numrit të inxhinierëve vlerësues.

“Ajo që po kërkojmë ne është të rritet numri i vlerësuesve, por që të jenë të çertifikuar nga shteti, pasi kjo nuk është punë partish. Problemi kryesor që shoh është se, duke mos patur vlerësime, njerëzit, ndjehen të pasigurt, të paqetë, se edhe po qe lajm i keq, njeriu e ndan mendjen”- u shpreh Basha.

“Ajo që tani kemi në dorë është të sjellim sa më shumë vëmendje tek ju”- iu përgjigj Basha banorëve të revoltuar nga mungesa e vëmendjes shtetërore.

Sipas PD, banorët pohuan se nuk kanë marrë asnjë ndihmë, nuk kanë asnjë përkujdesje nga bashkia dhe nuk kanë asnjë përgjigje prej saj se çfarë do të bëhet me ta në të ardhmen, megjithëse dokumentet i kanë dorëzuar, siç u është kërkuar.

Artikulli paraprakBERISHA: NËSE DO ISHIN INSPEKTUAR PALLATET, S’DO KISHIM VIKTIMA NË THUMANË DHE DURRËS
Artikulli tjetërDURRËS, SPIROPALI: DO TË GODASIM NDËRTUESIT ABUZUES