Kryetari i PD-së Lulzim Basha u paraqit në prokurori lidhur me hetimet për milionat të cilat u futën në Shqipëri me ‘Tyota Yaris”.

Basha akuzon prokurorinë se është e kapur nga krimi dhe Rama dhe në vend që të hetojë se kush qëndron prapa transanksioneve kriminale dhe kush i garanton këto akte kriminale po e trajton si nxjerrje të sekretit shtetëror.

Prokuroria ka kërkuar dëshminë time për hetimet që ka hapur lidhur me nxjerrjen e sekretit shtetëror sa i takon veprës kriminale të futjes së parave të krimit me Toyota Yaris.

Ky veprim dëshmon se denoncimet e mia publike për përfshirjen e Taulant Ballës janë të verteta.

Në këtë aferë janë pëfshirë dhe Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja” tha Basha pasi doli nga prokuroria

Artikulli paraprak“SMS NGA BURGU”, TABAKU: KRYEMINISTRI, PENG I TË INKRIMINUARVE
Artikulli tjetërU KAPËN ME 80 KG KANABIS, ARRESTOHEN 6 SHTETAS NË MALËSI TË MADHE