Një ditë para protestës së opozitës, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha përsëriti nga Mati se largimi i Edi Ramës si kryeministër nuk negociohet.

Basha: Koha kur Edi Rama dhe një grusht horrash marrin peng një Shqipëri të tërë mori fund. Nuk do të bëjmë asnjë hap pas, vetëm përpara. Fundit i tranzicionit dhe ëndrra jonë për Shqipërinë si gjithë Europa do të jetë konfluzioni final i kësaj beteje. Largimi i Edi Ramës nuk negociohet.

Basha tha se nëse Rama do të kishte pasur 1/1000 e dinjitetit të Theresa May në Britaninë e Madhe apo Sebastian Kurtz do të ishte larguar me dhjetëra herë.

Basha: Rama nuk ka dinjitet, ka vetëm etje për kusari. Edi Rama nuk ka as dinjitet dhe as nder, hajduti, krimineli, banditi. Nuk ka dinjitet as Edi Rama, kreu i bandës.

Edi Rama po të kishte pasur një të njëmijëtën e nderit dhe dinjitetit të Theresa May apo Sebastian Kurtz, apo të një kryeministri normal ballkanik, do të ishte larguar me dhjetëra herë. Do të ishte larguar kur u zbulua se solli në parlament trafikantët e vajzave dhe grave shqiptare, narkotrafikantët dhe vrasësit dhe i bëri deputetë.

Për pushtetin e tij kriminalizoi parlamentin. Duhet të ishte larguar kur u zbulua se nën urdhrat e tij dhe të yllit të tij Saimir Tahiri Shqipëria u shndërrua në një hambar droge dhe në një bahçe të krimit të organizuar.

Duhet të ishte larguar kur ministri tjetër Fatmir Xhafaj u kap me skandalin e vëllait të tij që e mbronte, duhet të ishte larguar kur Damian Gjiknuri u kap në vjedhje pas vjedhjeje, nga skandali i OSHEE tek skandali i Unazës së Madhe.

Artikulli paraprakPIRRO MILKANI NË PEKIN: SHPRESË PËR NJË FILM TË PËRBASHKËT SHQIPTARO – KINEZ
Artikulli tjetërGODITET GRUPI I TRAFIKIMIT TË DROGËS, SHQIPTARI PLAGOS RËNDË RUMUNIN KUR PO SHKËMBENIN MARIJUANËN