Zgjedhjet në Dibër i fitoi karteli i drogës, krimit dhe korrupsionit. Kështu u shpreh kreu i PD, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve në Bashkinë e Dibrës, që nxorën fitues kandidatin e ASHE, Muharrem Rama.

Basha: Në Dibër nuk pati zgjedhje politike po përplasjes mes qytetarëve të bashkuar me opozitën dhe kartelit të drogës, krimit dhe korrupsionit. Ne e dinim, e paralajmëruam dhe kjo ishte arsyeja pse gjithë PD ishte në Dibër. Jo për të kapur pushtetin në bashkinë e Dibrës por për të qenë krah qytetrarëve të Dibrës në këtë përballje të pashembullt, jo mes dy kampeve politike, por mes opozitës dhe kartelit të drogës, krimit dhe korrupsonit. Për të qenë bashkë dhe për të qëndruar bashkë përballë këtij karteli dhe synimit të tij për të asgjesuar votën dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Karteli i drogës e fitoi këtë betejë por zbuloi skemën para Dibrës dhe mbarë Shqipërisë. Basha foli për të fituesit dhe të humburit e këtij proçesi. Basha: Në e humbëm këtë betejë por dua të falenderoj sot me zemër 14518 qytetarë, burra dhe gra të Dibrës, e në veçanti vajzat dhe djelmninë dibrane që nuk u joshën, nuk u blenë, nuk u shitën, nuk u trembën, nuk u mposhtën por votuan për bindjen e tyre të lirë. Në Dibër, PD dhe qytetarët e ndershëm të cilët besojnë tek proçesi politik, tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme u përballën me kartelin e drogës, krimit dhe korrupsionit i cili ushtron dhunë për të mbajtur nën kontroll qeverisjen.Fatkeqësisht këtë betejë e fitoi karteli i krimit dhe humbi politika. Në Dibër u asgjesua krejtësisht proçesi politik.Sot në Dibër nuk humbi vetëm një parti politike, por humbi e gjithë Shqipëria. Humbi politika e ndershme, humbi liria, dinjiteti njerëzor. Në Dibër humbën dhe të varfrit që u joshën nga paratë e krimit, korrupsionit dhe paratë e drogës. Humbën dhe ata që u trembën para presionit të pushtetit, kriminelëve të veshur me pushtet, segmentëve të policisë të bërë njësh me krimin. Humbën dhe ata që nuk menduan për të nesërmen por panë vetëm përfitimin e momentit. Në Dibër humbën dhe ata që votuan për Muharrem Ramën.Koha do ta tregojë se të vetmit fitues sot në Dibër ishin pushteti abuziv i Edi Ramës, klientët e tij dhe krimi i lidhur me të.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 12.09.2016
Artikulli tjetërRREZIKU TERRORIST,15 000 INDIVIDE TE DYSHUAR NEN VEZHGIM