Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Bash ka përshëndetur Konferencën e Donatorëve ku u mblodhën 1.15 miliardë euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.

‘Të gjitha donacionet ndërkombëtare për popullin shqiptar për dëmet e pas tërmetit të 26 nëntorit janë të bekuara dhe të mirëpritura.

Falenderime dhe mirënjohje për çdo vend, çdo organizatë dhe çdo institucion ndërkombëtar që i gjendet pranë qytetarëve shqiptarë në këtë moment të vështirë.

Detyra jonë është të bëjmë gjithçka që këto kontribute të shërbejnë vërtet për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë.

Është e rëndësishme që të nisë menjëherë puna dhe fondet të përdoren me përgjegjshmëri dhe transparencë për të ndalur keqpërdorimin dhe abuzimin me to’. shkruan Basha

Artikulli paraprakKONFERENCA E DONATORËVE, SORECA: JEMI KRENARË QË MBLODHËM 1.15 MILIARDË EURO
Artikulli tjetërXHAKA: NË SHQIPËRI LOJTARËT E KOMBËTARES I BËJNË HERONJ