Pas publikimit të listave të PD-së, Bashën e braktisën shumë kandidatura të cilat shfaqën pakënaqësi në lidhje me rënditjen në lista.

Dorëheqjet të ambientalistit Sazan Guri në Berat dhe kreut të PD-së lokale në Shkodër, Ramiz Çobaj, nga lista janë shoqëruar me largime të tjera. Dje në mbrëmje nga kandidimi në Shkodër u tërhoq deputeti aktual Helidon Bushati, i cili renditej i katërti në Shkodër. Pas largimit ndryshon edhe rendintja e listës së Shkodrës.

I katërti zhvendoset Bardh Spahia, i cili ishte i gjashti, shkruan Panorama. I pesti qëndron Nard Ndoka dhe i gjashti hyn rishtas Gjok Uldedaj. Ndryshimet ka edhe në listën e Lezhës, ku publicisti Preç Zogaj ngjitet në vendin e katërt, ndërsa kandidati Martin Bibaj renditet i pesti.

DORËHEQJET

Kreu i PLL-së dhe aleati i Bashës në opozitës, Sulejman Gjana, i renditur i katërti në listën e Dibrës ka dhënë dorëheqjen, duke e cilësuar si fyerje pozicionimin në radhën e kandidatëve. Kryesia e Vlorës së Partisë Balli Kombëtar gjithashtu i kërkoi kreut të kësaj force politike, Adriatik Alimadhi, të tërhiqej nga lista e Vlorës. Adriatik Alimadhi, edhe ky aleat i Bashës, është i gjashti në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Vlorës.

Por Berati duket se është qarku më problematik sa i takon listës së PDsë. Ish-prefekti Bujar Hoxha ka deklaruar dje dorëheqjen nga lista e demokratëve për qarkun e Beratit. Edhe për Hoxhën ka qenë i njëjti pretendim, renditja si i gjashti në listë. Por në prag dorëheqje nga lista e Beratit është edhe ish-deputeti Lefter Maliqi.

Përmes një ultimatumi, Maliqi i ka lënë afat Bashës deri në mbrëmjen e së mërkurës për të tërhequr listën e Beratit, pasi në të kundërt ai do të japë dorëheqjen. Maliqi i kërkon kreut të PD-së të mbajë premtimin që i ka bërë publikisht në takimet elektorale se ai do të jetë i pari në listën e deputetëve për qarkun e Beratit. Në listën e hartuar nga Basha, Maliqi renditet i treti, pas deputetëve Eduard Halimi dhe Astrit Veliaj.

QARKU SHKODER (Si bëhet)

1. Romeo Gurakuqi
2. Izmira Ulqinaku
3. Lorenc Luka
4. Bardh Spahia
5. Nard Ndoka
6. Gjok Uldedaj
7. Anton Koka
8. Prel Gjoni

QARKU SHKODER (Si ishte)

1. Romeo Gurakuqi
2. Izmira Ulqinaku
3. Lorenc Luka
4. Helidon Bushati
5. Nard Ndoka
6. Bardh Spahia
7. Anton Koka
8. Ramiz Coba

Artikulli paraprakAPLIKACIONI QË PO SHKATËRRON BATERINË E CELULARIT TUAJ
Artikulli tjetërPANAMA, VDES ISH-LIDERI USHTARAK MANUEL NORIEGA