Me anë të një postimi në “Twitter”, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar ndaj deklaratës së deputetes së PS, Klotilda Ferhati, e cila tha se kunati i kreut demokrat zotëron 6 kompani reklamash dhe konsulence.

Basha e cilësoi këtë deklaratë si propagandë të Ramës për të mbrojtur pushtetin dhe paratë e Padronit dhe klientëve të tij.

“Propaganda e Ramës i ka ndezur të gjithë motorët. Shpifje e përbaltje nga shërbëtorët e mercenarët e Rames për të mbrojtur pushtetin dhe paratë e Padronit dhe klientëve të tij.

Hendeku midis oborrit të Ramës dhe njerëzve të thjeshtë do të thellohet. Unë jam në anën e njerëzve!”, shkroi Basha në “Twitter”.

Artikulli paraprakARRESTOHET NE ZYRE DREJTORI I HIPOTEKES SHKODER
Artikulli tjetërRAMA I KUNDËRPËRGJIGJET BASHËS: PD KA MARRË FUND SI ALTERNATIVË QEVERISËSE, MASKË GJOBVËNËSE