Në bashkëbisedimin me anëtarësinë e Fierit në garën për kryetar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha analizoi rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit.

Duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se i bleu këto zgjedhje, Basha tha më tej se edhe administrata u përfshi në zgjedhje për të kryer favore për pushtetin. Nga Fier ku po zhvillon garën për kryetar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka analizuar rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershor, ku forca e tij politike pësoi një disfatë duke marrë vetëm 43 deputetë në të gjithë vendin. Basha nuk i kurseu akuzat në drejtim të kundërshtarit të tij politik, Edi Rama, duke thënë se bleu zgjedhjet duke filluar që nga votuesit e tij që nuk i kishte sistemuar me favore. Lulzim Basha e zhvillon këtë garë përballë Eduart Selamit, ish-krytarit e PD-së deri në vitin 1995 që kërkon edhe një mundësi nga demokratët, për të vazhduar atë që ndërpreu 22 vite më parë.

Artikulli paraprakPUKË DJEGET NJË TJETËR BANESË
Artikulli tjetër“LËNDËT NARKOTIKE ÇOJNË TË RINJTË NË VEPRA PENALE”