Përfundon pas tre orësh protesta e 7-të kombëtare e opozitës.Kreu i PD, Lulzim Basha P mban fjalimin përmbylles të protestës.

Basha: Së pari dua tju falenderoj nga zemra për qytetarinë, shpirtin e qëndresës, për vendosmërinë që demonstruat sot me praninë që ka parrë Ballakni në një protestë për zgjedhje të lira, pa të cilat nuk ka demokraci.

Qindra mijë prej jush në këtë protestë sollët me vete energjinë, vendosmërinë, shpresën dhe besimin tek e nesmërja që po lind.
Mesazhi i parë i qartë është se Rama dhe banda e tij ta harrojë që ta mbajë pushtetin me dhunë duke dhunuar qytetarët.

Sollët shpresën dhe besimin te e nesërmja që po lind. Edi Rama dhe banda e tij kriminale ta harrojnë se do e mbajnë pushtetin e marrë me dhunë duke dhunuar njerëzit e duke vjedhur vota për të imponuar krimin. Shqiptarët nuk do të pranojnë mbajtjen e pushtetit me dhunë”., deklaroi Basha.

Por lideri i opozitës komentoi edhe dhunën policore çka solli plagosjen e disa protestuesve.

“Gjatë protestës bëmë gjithçka që asnjë polic, nuk e kam fjalën për horrat që hedhin gaz e qëllojnë, por për ata motra e vëllezër. Pavarësisht thirrjes sonë, janë plagosur disa protestues me plagë në kokë e në këmbë.

I them Ramës se do të përgjigjesh para ligjit, asgjë nuk do të fshihet”, u shpreh Basha nga selia e PD.Ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të largohet me vote.

Artikulli paraprakPROTESTA E OPOZITËS, REAGON EDHE AMBASADA BRITANIKE
Artikulli tjetërZYRTARE, ME 8 QERSHOR PROTESTA E ARDHSHME E OPOZITËS