Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi sot nga parlamenti se Komisioni hetimor për inceneratorët po zbulon përditë faktet dhe dëshmi se si ka ndodhur kjo vjedhje që është një skeme e strukturuar, e paramenduar dhe e mirëllogaritur për të vjedhur 430 milionë nga lekët e shqiptarëve.

Ai theksoi se kryeministri nuk mund të lajë duar nga përgjegjësia dhe se ai është koka e korrupsionit gjigant.

“Kjo skemë përfshin ministritë kryesore me në krye zyrën e kryeministrit.Komisioni po zbardh përditë se pse kryeministri nuk mund të lajë duart nga përgjegjësia duke ua hedhur fajin vetëm ministrave, të cilët shumë shpejt do përballen me drejtësinë.
Njerëzit e kuptojnë fare mirë se koka e këtij korrupsioni gjigant të qeverisë është në fakt koka e qeverisë, është Edi Rama.

Komisioni po vërteton se asgjë nuk mund të ndodhë pa mbështetjen, nxitjen dhe miratimin e tij”, deklaroi Basha.

Artikulli paraprak14 VITE NGA PAVARËSIA E KOSOVËS, KANDIDATI BARDH SPAHIA: GEZUAR DITËLINDJEN ZEMRA E SHQIPTARISË
Artikulli tjetër“TË PËRGATITEMI PËR PROTESTAT MË TË FUQISHME”, BERISHA: TË SHPËTOJMË VENDIN NGA AFERAT MONSTRUOZE