PD mbledh nesër Këshillin Kombëtar. Në një deklaratë për mediat, kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh se Këshilli Kombëtar demokrat do zgjedhë kryesinë e re me 15 anëtarë.

Basha publikoi të gjithë listën e kandidatëve për anëtar kryesie dhe sekretariatet. Gjithashtu, Basha tha se do të propozojë ish-presidentin Bujar Nishani për kryetar të Këshillit Kombëtar.

Kandidatët për 15 anëtarët e Kryesisë
Agron Shehaj;Aldo Bumçi;Arben Beqiri;Arben Ibro;Avenir Peka;
Bardh Spahia;Besart Kadia;Dhurata Çupi;Dritan Shana;Endri Hasa
Enkelejd Alibeaj;Enkelejda Sollaku;Enri Çeno;Ervin Salianji;Flamur Noka
Florjon Mima;Genc Pollo;Gent Strazimir;iGent Malko;Gerti Bogdani;

Grida Duma;Jorida Tabaku;Jamarbër Malltezi;Ledina Mandija;Luçiano Boçi;
Mateo Spaho;Ndriçim Mehmeti;Roland Bejko;Rudina Hajdari;Tomor Alizoti
Tritan Shehu;Valentina Duka;Xhemal Gjunkshi;

Kandidatët për Sekretariatin e PD
Sekretari i Përgjithshëm: Gazmend Bardhi;Dorian Telini
Sekretar për Çështjet Ligjore;Çlirim Gjata;Marinela Zeiu;

Sekretar Organizativ:Lulzim Omuri;Sahit Dollapi;
Sekretar i Burimeve Njerëzore:Minushe Lalaj;Ervin Minarolli

Propozim për kryetar i Këshillit Kombëtar: Bujar Nishani.
Propozim për nënkryetarë të PD: Edi Paloka, Edmond Spaho

Aplikimet për anëtarë kryesie të PD mund të zhvillohen deri ditën e nesër kur edhe do të mbahet mbledhja e Këshillit e Kombëtar demokrat. Në fokus të mbledhjes së këtij forumi të rëndësishëm në PD do jetë edhe situata politike në vend.

Basha tha dy ditë më parë, pas një mbledhje me aleatët në selinë blu se Këshilli Kombëtar do vendosë edhe sa i takon nisjes së protestave.

Artikulli paraprakME TAVOLINA POKERI, ÇIPSA DHE KOMPJUTERA’, NUK MBYLLËN LOJRAT E FATIT, NISIN HETIMET PËR TRE PRONARË
Artikulli tjetërNISMA PËR DHURIMIN E GJAKUT, STAFI I PRESIDENCËS DHURON GJAK