Basha: Sali Berisha është shkolla më e mirë politike për ne dhe për Edi Ramën

I ftuar në emisionin “Opinion”, kreu i PD-së Lulzim Basha është shprehur se edhe pas disa kritikave nga ana e ish kryeministrit Sali Berisha ai nuk do të distancohet prej tij. Basha tha se kritikat e Berishës qëndrojnë dhe se intervista dje ishte një analizë e mirë e gjithë problemeve në PD. Por Basha tha se nuk distancohet prej Berishës pasi ai është “shkolla me e mire politike” për PD dhe Edi Ramën në këto 27 vite. “Unë nuk distancohem nga Berisha. Pse duhet të distancohem nga Berisha. E para e punës si një pjesë e mirë e drejtuesve si të Partisë Demokratike ne jemi investimet politike te Sali Berishës dhe jo vetëm për ne, por edhe për Edi Ramën Sali Berisha ka qenë shkolla politike e këtij vendi në këto 27 vite. Unë kam qenë krahë Berishës dhe pjesë e ekipit të tij për gjatë qeverisjes. Ideja e distancimit nga Berisha është ide diabnolike dhe boshe”, u shpreh Lulzim Basha. Lulzimm Basha është shprehur se pas rezultatit në zgjedhjet e 25 qershorit ka reflektuar lidhur me emrat që vendosi si në listën e kandidatëve për deputetë në PD. Më tej Basha ka deklaruar se kjo është hera e fundit që listat i bën kryetari i partisë. “Na këtej e tutje vendimmarrja do ti takoj jo thjesht forumeve, por antarsisë së Partisë Demokratike”.

Artikulli paraprakMARRËVESHJA ME BASHËN, RAMA: I DUHET VENDIT
Artikulli tjetërITALIA ZBULON SHQIPËRINË MAGJEPSËSE DHE KONTRADIKTORE