Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama në lidhje me skemën e ndihmës ekonomike.

“A ka njeri që e beson mashtrimin e Ramës sot nga Berati se njerëzit preferojnë të marrin 50 mijë lekë ndihmë ekonomike në vend që të punësohen me rroga 400 mijë lekëshe???

Realiteti flet vetë me gojën e këtyre banorëve të Beratit, aty ku banda qeveritare po harxhon sot e nesër miliona lekë për ekskursionin e fundjavës, por asnjë kacidhe për njerëzit në nevojë ekstreme”, shkruan Basha.

Artikulli paraprakVRAU NJË PERSON NË 2015 NË SARANDË, AUTORI 27-VJEÇAR KAPET NË ITALI
Artikulli tjetërKAPEN 3 SHQIPTARË ME 1.5 KG HEROINË NË PREVEZË