Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me pronarë dhe të punësuar në biznesin e vogël në Kavajë.

Sipas njoftimit të Zyrës së Shtypit të PD-së, biznesi i vogël në këtë qytet shprehet kundër futjes së tyre në skemën e pagesës së TVSH, pasi kjo do t’i çojë drejt falimentimit për shkak të rritjes së shpenzimeve. Po ashtu, kjo do t’i detyrojë të rrisin çmimet, që do të thotë se konsumi do të bjerë dhe ata do të humbin klientelën. Basha tha: “Jeni shumicë. Shumica e biznesit është biznes i vogël. Këta janë pakicë, janë pakicë e qeverisë, 20% e shqiptarëve e kanë votuar dhe rritjen e TVSH-së për biznesin e vogël po e bëjnë për hesap të 10 vetave, 10 oligarkëve. Këtu çelësi është bashkimi.

Po u bashkuam, këta nuk kanë çfarë të na bëjnë. Do të detyrohen të zbrapsen”. Kryetari i Partisë Demokratike shpjegoi projektin e tij: “Ne duam që biznesi nën 12 milionë lekë të reja për vit të mos paguajë fare TVSH. Vër pullën tek dera, punoni, t’i shërbeni njerëzve, mallrat e konsumit t’i shisni me çmime të arsyeshme dhe të nxirrni bukën e gojës, sepse vetëm për bukën e gojës punoni apo jo?”

Artikulli paraprakXHAFAJ: DOSJA “HABILAJ” I PËRKET DREJTËSISË ITALIANE
Artikulli tjetërXHAFAJ: LUFTA KUNDËR TRAFIKUT NUK KA PARTI