Kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha ditën e sotme ështe takuar  me Katja Leikert, nënkryetaren e grupit parlamentar CDU/CSU për Europën, ndersa me pas edhe me ambasadorin austriak Johan Sattler.

Takimi i Bashës me Leikert vjen 5 ditë pas takimit që kreu i PD pati në selinë blu me ambasadorin e ri gjerman në vendin tonë, Peter Zingraf. Pas takimit me Zingraf, Basha hodhi akuza ndaj qevrisë mbi dosjen 184.

Kryetari i opozitës joparlamentare tha se kryeprokuroret duhet të ndiqen penalisht, teksa i etiketoi ato si “Katicat e Shqipërisë”, duke ju referuar arrestimit për korrupsion në Maqedoninë e Veriut të Prokurores Speciale Katica Janeva.

Ambasadori austriak, Johan Sattler, zhvilloi sot një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha, në selinë blu.Takimi i tij vjen në mbyllje të mandatit në vendin tonë. Ai do të shërbejë si Ambasador në Bosnje Hercegovinë.

Artikulli paraprakBASHA: NË SHTATOR PROTESTA MË TË MËDHA EDHE MË TË FUQISHME
Artikulli tjetërRAMA ME KËSHILLIN E VERIUT NË SHËNGJIN: NGA NËNKRYETARËT E BASHKIVE, NJË PATJETËR FEMËR