Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka vënë theksin që të bëhen sa më shumë testime të popullsisë, në të kundërtën thekson ai, e gjithë sakrifica e këtyre tre javëve do të shkojë dëm.

“Mbetet urgjence prej më shumë se 10 ditësh, ndryshimi i testimit. Ndonëse numri i atyre që është konfirmuar, është akoma në shifra të menaxhueshme, është për t’u theksuar se % e viktimave mbetet e lartë. Tregon se numri i testimeve është shumë i ulët.

Me kërkesën e OBSH-së bëj thirrje per rritjen e numrit të testimeve dhe të gjurmimit, dhe izolimit të sjellin rezultate të vertëta. Pa këtë hap, kjo sakrificë do të shkojë dëm. Duhet ta dimë se sa të infektuar kemi dhe ku i kemi”, tha Basha.

 

Artikulli paraprakVASILI: EDI ËSHTË GJITHÇKA POR KRYEMINISTËR NUK ËSHTË
Artikulli tjetërBASHA: TË MOSHUARIT TË MOS IZOLOHEN TOTALISHT, T’U PËRCAKTOHET NJË ORAR VETËM PËR DALJEN E TYRE