Kryetari i PD, Lulzim Basha thotë se vendimi për anulimin e 30 qershori u diktua nga bashkimi i shqiptarëve për të mos pranuar një proces monist.

Në një status në Facebook, Basha thotë se Rama është një kryeministër ilegjitim.

Reagimi i Bashës
Shqiptarët dhe mbarë Europa është tronditur nga përgjimet e publikuara nga BILD, që faktuan se Rama është një kryeministër ilegjitim, se pushtetin nuk e mori me vota, por e mori me krimin dhe me bandat.

Sot çdokush e di se në Shqipëri sundon një qeveri e zgjedhur nga mafia dhe jo nga populli.

Vendimi për anulimin e 30 qershorit u diktua nga bashkimi më i madh shqiptarëve për të mos pranuar kurrë më një proces monist dhe kriminal të bandës që sot ka ka vjedhur pushtetin dhe për të mbrojtur standardet dhe vlerat evropiane.

Askush nuk duhet të ketë asnjë iluzion. Rama ka kapur çdo pushtet, ka vjedhur çdo qindarkë, ka përdorur çdo mjet për të manipuluar zgjedhjet në bashkëpunim me krimin. Ai është i zhytur në krim dhe i kapur nga krimi!

Më kot po bën gjithçka për t’i shpëtuar gjykimit. Gjykimi i Evropës po vjen, gjykimi i popullit është i pashmangshëm! Kryeministri i Avdylajve do largohet! Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha e Shqipërisë për të gjithë shqiptarët!

Artikulli paraprak83 VJEÇARI SHPËTON GRUAN NGA MBYTJA, MË PAS VDES NGA INFARKTI
Artikulli tjetërMETA: PA PASUR DATË NGA PRESIDENTI NUK MUND TË ZHVILLOHEN ZGJEDHJET