Kreu i PD, Lulzim Basha ka vizituar të lënduarit nga përplasja në zonën e “Astriti”. Për gazetarët ai tha se ky është një skenar i përgatitur nga Rama për të çuar drejt përplasjes qytetarët.

Basha: Gjendja e të plagosurve vazhdon të mbetet e rëndë. Janë dhunuar në mënyrë barbare, kam parë disa të moshuar të gjakosur nga dhuna me shkopin,gra të alivanosura nga përdorimi i gazit lotsjellës. Pra janë një numër i madh banorësh. Një pjesë janë të shtuar në spital, një pjesë jo.

Ky është një bilanc i një goditje të planifikuar nga Rama. Ky është një skenar i përgatitur dhe ka një qëllim të çonte drejt përgjakjes qytetarët për të fshehur vjedhjen në projektin e unazës së re.

Artikulli paraprakNGA VITI I ARDHSHËM NUK KA MË RADHË PËR TË MARRË NJË SHËRBIM, TË GJITHA SHËRBIMET DO TË OFROHEN NË NJË ‘ZYRË’
Artikulli tjetërSTAR TREND – 12.11.2019