Policia italiane në Bolonja ka arrestuar një 25-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet për trafik droge. Por për të fshehur aktivitetin e tij kriminal, ai merrej me shitjen e fruta perimeve.

Banorët kishin vërejtur sjellje të dyshimta dhe për këtë kishin njoftuar karabinierët.

Menjëherë filloi mbikëqyrja, duke siguruar prova se brenda në dyqan nuk shiteshin vetëm fruta dhe perime, por edhe lloje të ndryshme të drogës.

Kërkimet vazhduan edhe në shtëpinë e shqiptarit, ku u gjetën në total 65 gramë kokainë, 25 kg marijuanë dhe 7 gramë hashash dhe 4 mijë euro.

Artikulli paraprak2.5 KG KOKAINË POSHTË PLLAKËS SË DUSHIT NË SHTËPINË E FQINJIT, ARRESTOHEN DY SHQIPTARËT
Artikulli tjetërAKSIDENT NË VELIPOJË, MAKINA PËRPLAS PËR VDEKJE KËMBËSORIN