Bashkia Shkodër ka dhënë një autorizim për shoferët e furgonëve 8+1 për të lëvizur dhe trasportuar udhëtarë brenda qarkut.

Por kjo shprehën shoferët nuk është një zgjidhje sepse brenda qarkut ka linja të tjera dhe sërish penalizohen. Shoferët e furgonëve 8+1 nuk kanë të drejtë që të lëvizin në drejt qyteteve të tjera në bazë të një urdhëri të ministrisë së transporteve. Ndërsa në Shkodër u është dhënë vetëm një autorizim nga bashkia për të lëvizur brenda qarkut, në Tiranë ka një standart tjetër dhe absurditet sepse kryebashkiaku Erjon Veliaj ka lëshuar këtë leje me të cilën shoferët 8+1 lëvizin në të gjithë Shqipërinë. Kreu i bashkimit të sindikatave të pavarura Albert Tukaj thotë se ngërçi është tek ministria e transporteve ndërsa jep edhe se cila mund të jetë zgjidhja. Në Shkodër kanë mbetur vetëm 5 furgonë 8+1 ndërsa 60 të tjerë që kanë qenë më parë kanë falimentuar duke nxjerrë kështu në mes të 4 rrugëve me dhjetra familje shkodrane.

Artikulli paraprakPËRFAQËSUES TE UEFA-s INSPEKTOJNË PUNIMET NË STADIUMIN “LORO BORIÇ”
Artikulli tjetërSHERBELA NË MALËSI TË MADHE, KOLA: TREG TË PAMJAFTUESHËM