Bashkia Shkodër i ka kthyer përgjigje drejtores rajonale të kulturës kombëtare në lidhje me monumentet historike për të cilat, drejtorja Majlinda Laçaj pretendon se bashkia edhe pse e ka për detyrë nuk ka dhënë ndihmesën e saj në evidentimin dhe pastrimin e lapidarëve dhe monumenteve të tjera historike.

Bashkia Shkodër bën me dije se urdhëri nga ministria e kulturës ka ardhur me 5 shkurt të këtij viti në bashki ku njofton për iniciativën e invetanrizimit të pasurive kulturore dhe historike. Pas këtij urdhëri 20 ditë më vonë, me 25 shkurt ka mbërritur një tjetër shkresë që njofton bashkinë se do të ngriten grupe pune për inventarizimin dhe se do të duhet një person kontakti që do bëjë shoqërimin e këtyre grupeve. Në fund shkresa bën të qartë se për çdo lëvizje do të ketë një njoftim paraprak. Zyra e shtypit në bashki zyrtarisht bën me dije se pretendimet e drejtores Laçaj nuk qëndrojnë sepse që nga momenti i shkresës zyrtare me 25 shkurt për ngritjen e grupeve të punës askush nuk ka njoftuar paraprakisht për lëvizjet që janë bërë për evidentimin dhe inventarizimin e monumenteve kulturore dhe historike në Shkodër. Po ashtu zyra e shtypit tregon se bashkia Shkodër është e gatshme për çdo lloj bashkëpunimi të mundshëm për ruajtjen dhe evidentimin e monumenteve kulturore e historike por kjo duhet të funksionojë në bazë të shkresave zyrtare dhe ligjore e po ashtu njoftimeve në rrugë zyrtare siç kërkon edhe vetë Ministria e Kulturës. Në këtë mënyrë sipas bashkisë drejtorja e kulturës kombëtare në Shkodër nuk ka të drejtë në ato çfarë deklaron sepse përveç urdhërit të ministrisë dhe shkresës për njohje dhe competence për ngritjen e grupeve të punës nuk ka asnjë njoftim tjetër zyrtar për inventarizimin e monumenteve kulturore e historike.

Artikulli paraprakSHKARKIMET NGA HEC VAU I DEJËS, PËRMBYTET FSHATI GORICË
Artikulli tjetërKËSHILLI I BASHKISË MALËSI E MADHE, MIRATON PAKETËN FISKALE 2016