Janë drejt përfundimit punimet për rikonstruksionin e rrugës “Kacelej” në qytetin e Shkodrës. Ky investim me vlerë 53 milionë lekë, bëhet i mundur nga të ardhurat e Bashkisë së Shkodrës.

Projekti ka realizuar ndërhyrjen e plotë nëntokësore dhe mbi tokësore si shtresë binderi dhe asfalti 658 m2, punime për ndërtim trotuari me pllaka granili, punime kanalizimesh ujrave të bardha e të zez, punime elektrike dhe vendosja e shtyllave të ndriçimit publik, punime në rrjetin e ujësjellësit dhe sinjalistikës rrugore horizontale dhe vertikale.

Drejtuesi teknik i punimeve në rrugën “Kacelej”, Ramadan Kadriu thotë se punimet janë kryer sipas projektit të Bashkisë Shkodër.

Investimet në infrastrukturën rrugore do të jenë prioritet dhe do të shtrihen në qytetin e Shkodrës dhe njësitë administrative të Bashkisë.

Artikulli paraprakVIDEOJA E TURPSHME, LIROHET NGA PARABURGIMI BERHAN BAJRAKURTAJ
Artikulli tjetërSHKODËR, PËRFUNDOJNË PUNIMET TEK “28 NËNTORI”