Nxënës të shkollave, banorë dhe pronarë të aktiviteteve të Oblikës i janë bashkuar nismës së Bashkisë Shkodër për pastrimin mbetjeve urbane në shtratin e përroit në zonën e Pallateve.

Paralelisht, është vijuar me mbjelljen e pemëve të fundit dekorative, duke krijuar një ambjent të gjelbër. Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, ka përcjellë mesazhin e ruajtjes dhe mirëmbajtjes së hapësirave që po sistemohen, paralelisht me sensibilizimin e të rinjve për mbajtjen pastër të mjedisit.

Investimet në Anën e Malit do të vazhdojnë në zonën e Pallateve që është edhe qendra e njësisë administrative. Sipas asaj që pohojnë vetë banorët, nuk është ndërhyrë prej rreth 30 vitesh dhe nevojat janë të shumta, duke nisur me kanalizimet e ujrave të zeza dhe rrjetin e ujësjellësit.

Aktiviteti i sotëm u mbështet edhe nga GIZ në kuadër të projektit “Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve dhe Parandalimi i Mbetjeve Detare në Ballkanin Perendimor”.

Artikulli paraprak69 VATRA ZJARRI PËR 22 DITË, ÇAKO FAJËSON BASHKITË
Artikulli tjetërSHËNGJIN, BASHKIA LEZHË PËRMIRËSON INFRASTRUKTURËN