Në një deklaratë për mediat, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka thënë se gjatë mbjedhjes së Komisionit të Emergjencave Civile në Shkodër, kreu Shemsi Prençi ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë kërkesë nga Bashkia për shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në zonat e përmbytura.

Ndërkohë që kryetarja e Bashkisë, Ademi e ka informuar se kërkesa i është nisur Ministrisë së Mbrojtjes që më datë 9 mars.

Në mbledhjen e datës 16 mars 2018, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi e ka informuar përmes dokumenteve z. Prençi që shkresa e nisur nga Bashkia e Shkodrës ka mbrritur në Ministrinë e Mbrojtjes në Tiranë përmes postës me datë 13 mars 2018, pasi është nisur nga Shkodra me protokoll me datë 9 mars 2018.

Në të njëjtën mbledhje, zj. Ademi i ka kujtuar z, Prençi që një shkresë e protokolluar, siç e kishte kërkuar ai një ditë më parë, i është dorëzuar personalisht në mbledhjen e datës 9 mars 2018. Dorëzimi i shkresës nga zj. Ademi fatmirësisht është dokumentuar edhe nga mediat. Madje z. Prençi edhe e ka shfletuar atë gjatë mbledhjes………

Me anë të këtij materiali Bashkia e Shkodrës hedh poshtë pretendimet e Shemsi Prenci per mungese te dokumentacionit për përmbytjet, por nga ana tjetër hedh dritë edhe për një përplase edhe shkresore duke rënë në kurriz të banorëve të prekur nga përmbytjet

 

Artikulli paraprakVLLAZNIA DHE PËRGATITJET PËR NË KUKËS
Artikulli tjetër“MEGA OPERACIONI” POLICIA JEP DETAJE