Nëpërmjet mediave, një ditë më parë u njohm me një deklaratë të bërë nga z. Shemsi Prençi, drejtori i pergjithshem i Emergjencave civile te Shqipërisë i cili akuzonte bashkinë Shkodër

, se Drejtoria e emergjencave civile e bashkisë Shkodër nuk e paska kontaktaur fare ate dhe se nuk i kanë kërkuar mbështeje për shuarjen e zjarreve. Madje ai akuzonte efektivet e MZSH se këto të fundit rrinë kot në repart apo në rrugët e Velipojës duke pritur që të vinë forcat nga Tirana për të bërë shaurje e zjarreve të rëna në territorin e bashkisë Shkodër  Në përgjigje të deklarateve të z. Prençi, bashkia Shkodër sqaron si më poshtë : Vetën nga dt 20 deri më 28 gusht , stacioni i MZSH, Shkodër ka përballuar 40 raste rënie zjarresh në Bashkitë Shkodër dhe Vau Dejës, si dhe në dy rasdte në mbështetje të bashkisë Lezhë, (një rast në Shëngjin ,një rast në Torovicë) Në rastet e rënies së zjarrit të shfaqura gjatë kësaj periudhe, në çdo rast emergjent është njoftuar institucioni i prefektit të qarkut Shkodër, si hallkë ndërlidhëse mes pushtetit qendror dhe atij vendor. Bashkëpunimi ka qenë korrekt dukë përfshirë edhe korrespondencen nëpërmjet e-maileve  të cilat janë publike dhe për të interresuarit  ne mund tua venë në dispozicion. Ndërsa për grupin e MZSH që operon në Nj. Ad.  Velipojë,  ku z. Prençi ka akuzuar se rrinë kot, ju bëjmë me dije se  vetëm ky grup ka kryer 16 ndërhyrje, mes tyre një aksident me 4 viktima për nxjerren e trupave të tyre nga kanali i Hidrovorit  dhe asnjëherë nbuk është kërkuar ndihmë nga qendra, pasi janë përballuar me forcat e veta.  N.q. s z.. Premci e ka fjalen për zjarrin e rënë në malin e Rrencit në zonen e Baks-Rrjollit në Velipojë, ju bëjmë me dije se ky mal, bën pjesë në territorin e Zonave të Mbrojtura dhe detyra e parë është e ministrisë së mjedisit, për marrjen e që të ndërhyjë në shuarjen e zjarrit , Por krahas kësaj, në rastet kur ka qenë e mundur, zjarrfikëset tona kanë ndërhyrë brenda mjundësive të tyre  që u lejonte terreni duke kontribuar në shuarjen e tij. Shpresojmë që deklarata të tilla të kenë qenë një lapsus i z. Premci, pasi në të kundërt ato do ti quanin dashakeqe, që nuk i shërbejnë askujt dhe që synojnë të hedhin baltë mbi kontributin e afektivëve të repartit të MZSH, të bashkisë Shkodër, por që ne nuk do ta lejojmë që të ndodhë një gjë të tillë

Artikulli paraprakSHENJTËRIMI I NËNË TEREZËS, SHKODRA DO JETË NË VATIKAN
Artikulli tjetërMIQTË: NAILE HOXHA ZË I PAPËRSËRITSHËM I MUZIKËS SHQIPTARE