Riparimi dhe mirëmbajtja e rrugëve në shumë lagje të qytetit të Shkodrës por edhe në shumë njësi administrative është në fokusin e ditëve të fundit për Bashkinë e Shkodrës.

Pas përfundimit të fazës së parë të ndërhyrjeve dhe mirëmbajtjeve ka nisur faza e dytë e cila konsiton për riparimin e shtresave asfaltike.

Sipas Drejtorit të Shërbimeve Publike pranë Bashkisë Shkodër Alfred Luleta bashkia ka parashikuar një fond shtesë prej 12 milion lekësh për të realizuar fazën e dytë të punimeve që ka të bëjë me riparimin dhe shtrimin me asfalt në segmentet e parashikuara.

Ndërkaq Luleta tregon se javën e arshme do të nis puna në mirëmbajtjen dhe riparimin e rrugëve rurale që janë nën juridiksionin e bashkisë.

Gjithashtu Luleta thotë se bashkia është në fazën e lidhjes së kontratës me firmën kontraktore për aksin Qaf-Thore Theth me qëllim që gjatë stinës së dimrit ky segment rrugë të qëndrojë i hapur .

Momentalisht këto projekte janë ndër më prioritaret për bashkinë e cila e ka përqëndruar aktualisht punën në lagje të ndryshme të qytetit.Punimet pritet që të përfundojnë përpara nisjes së stinës së shirave.

 

Artikulli paraprak“STACIONI HEKURUDHOR SHKODËR” I LËNË NË HARRESË
Artikulli tjetërLEZHË, INCENERATOR PËR MBETJE TË RREZIKSHME