Në 24 Mars, Këshilli i Bashkisë Shkodër do të vendosë për shpërblimin e kampionit të europës në atletikë, Izmir Smajlaj. Me propozim të Kryetares së Bashkisë Shkodër, behet me dije se në fondin e shpërblimit është përfshirë përvec kampionit të europës edhe trajneri i tij Vildan Tufi.

Në relacionin e paraqitur për këshilltarët, zbardhet edhe motiviacioni për këtë shpërblim që shkon për Izmir Smajlaj i cili ngriti lart, emrin e Shkodrës dhe Shqipërisë në arenen ndërkombëtare Ndër vite ky sportist, stërvitet dhe është pjesë e Ekipit të Atletikës né Sport Klub Vllaznia, duke patur rritje profesionale të përvitshme dhe duke performuar në të gjtha kompeticionet kombëtare dhe ndërkombütare që nga viti 2012 me dinjitet dhe profesionalizëm të lartë në emër të SK Vllaznia. Për kété arsye sportisti Smajlaj është vlerësuar për rezultatet e tij në mënyrë permanente.

Konkretisht për vitin 2017 SK Vllaznia ka parashikuar qysh në fillim të këtij viti, përmes buxhetit të Bashkisë Shkodër, rritje në trajtimin ushqimor, duke e ngritur atë në vlerün maksimale të lejuar nga legjislacioni shqiptar. Mbeshtetur ne VKM nr. 1720, date 29.10.2008 ”Per kriteret e përcaktimit të nivelit të lartë sportiv, për mënyrën e shpërblimit të sportistëve, që i arrijnè këto nivele, si dhe për përfitimin e trajtimit për përgatitjen sportive”, i ndryshuar, propozojmë që atleti lzmir Smajlaj fitues i Kampionatit Ballkanik i Atletikës, Fitues i Kampionatit Europian të atletikës në salla të mbyllura, në Beograd për vitin 2017, me rekord të ri kombëtar, të përfitojë si shpërblim personal 500.000 (pesëqind mijë) \ekë; gjithashtu trajnerî i tij personal Z. Vildan Tufi për ndihmën e dhënë ndër vite në disiplinën e atletikes dhe mbështetjen për atletin Smajlaj të pëñîtojë si shperblim personal 100.000 (njëqind mijë) leké.- thuhet ne relacionin dëguar këshilltarëve nga Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprak“DUKAGJINI” I KUSHTON LIBËR FSHATIT LOTAJ
Artikulli tjetërVLLAZNIA 1-0 LACI, SHKODRANET FITOJNE ME GOLIN E BAKAJT ME 11 METERSH