Bashkia e Shkodrës prej rreth 26 vitesh mbështet Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë, një event që ka mbërritur në edicionin e 56-të të tij. Përgatitjet për këtë event, nisin një vit përpara, me përfshirjen e tij edhe në buxhetin e Bashkisë së Shkodrës për vitin pasardhës.

Pavarësisht vështirësive të krijuara kryesisht nga dikasteret qendrore vitet e fundit, ne vazhdojmë ta mbështesim dhe do ta mbështesim evenimentin. Prej mese 10 ditesh pergatitjet e festivalit vijojne në teatrin “Migjeni” .

Nga ana tjetër, Bashkia e Shkodrës ka vlerësuar dhe inkurajuar nisma të tilla kulturore e sociale, private apo publike të shkollave të Shkodrës si p.sh. ajo e Shkollës “Peter Mahringer”, Gjimnazit “28 nëntori” apo dhe “Akullore Fest” së fundmi i organizuar nga Shkolla Artistike “Prenkë Jakova”.

Pavarësisht disponibilitetit dhe gadishmërinë tonë, pranë drejtorisë së Kulturës në Bashkinë Shkodër nuk ka ardhur ndonjë kërkese për mbështetje nga drejtori z. Anton Kaftalli. Përgjatë tre viteve Shkolla Artistike “Prenkë Jakova” ka organizuar aktivitetin në mjediset e shkollës së muzikës, me mbeshtetjen e Bashkisë Shkodër në Teatrin “Migjeni” si edhe si edhe ne Sallen e koncerteve tw Shkodlles “Prenke Jakova, sipas vetë vlerësimit që organizatorët kanë vete kane menduar dhe vlersuar.

Po ashtu, siç ndodh prej 3 vitesh, Bashkia Shkodër ka shpallur “Ftesë të hapur” për institucione private e shtetërore, shoqata, organizata, individë që duan mbështetje apo bashkëpunim për organizimin e eventeve të ndryshme.

Vitin e fundit, nga data 10 deri me 25 prill 2018, këto njoftime janë afishuar në të gjitha mjetet e komunikimit të zotëron Bashkia e Shkodrës. Me 30 prill 2018, Këshilli Artistik- Kulturor i Bashkisë Shkodër është mbledhur dhe nuk ka patur asnjë kërkesë nga Shkolla Artistike “Prenkë Jakova” apo edhe z. Anton Kaftalli për mbështetjen e “Akullore Fest”.

Si përherë, Bashkia e Shkodrës ka qënë, është dhe do të jetë e hapur për bashkëpunim me të gjithe faktorët e interesuar në shërbim të bashkëqytetarëve. Njëkohësisht, jemi të vendosur të veprojmë si deri më sot, në transparencë të plotë me qytetarët për çdo çështje që përbën interes publik.

Artikulli paraprakOPERACIONI ‘LAICA’ ZBULOHET BAZA E SHITJES SË HEROINËS
Artikulli tjetërME THIKË NË DORË 17-VJEÇARI GRABIT FARMACINË , POLICIA E PRET TE DERA