Skuadra kampione e Vllaznisë në basketboll për të reja është pritur nga kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi pas këtij suksesi të arritur.

Trajneri i këtij ekipi Renato Radoja falenderoi për pritjen por kërkoi një vend për stërvitje dhe kushtet e duhura. Kryebashkiakja Ademi falenderoi vajzat e basketbollit për suksesin ndërsa premtoi se çështja e stërvitjeve do të rregullohet me palestrat e qytetit. Skuadra e Vllaznisë në basketboll për femra arriti që ta fitojë titullin kampion brenda në qytetin e Përmetit edhe pse mes shumë vështirësive.

Artikulli paraprakLIVING – 14.05.2016
Artikulli tjetër“VESPA DHE MIQTË” SHKODRA MIKËPRITËSE E FESTËS