Skuadra e Vllaznisë në basketboll për të reja ka arritur që të fitojë me rezultat të thellë përballë ekipit të Elbasanit.

Vajzat shkodranë kanë marrë një fitore bindëse me rezultatin e përgjithshëm 112-41. Vllaznia e ka dominuar totalisht këtë sfidë duke mos e patur të vështirë fitoren ndaj ekipit elbasanas. Pas ndeshjes trajnerja e Vllaznisë Xhuli Shestani u shpreh e kënaqur me fitoren dhe ecurinë e skuadrës së saj. Ekipi i të rejave të Vllaznisë sipas trajneres Shestani synon që këtë vit të shpallet kampion kombëtar duke qenë se e ka këtë mundësi. Një ndeshje e rëndësishme është ajo përballë Tiranës pas dy javëve. Vllaznia U-18 në basketboll për femra aktualisht mban vendin e dytë në renditje me 9 pikë, me 4 fitore dhe vetëm një humbje. Kampionati kryesohet nga Vlora Basket që ka 10 pikë, një më shumë se Vllaznia ndaj për vajzat shkodrane mundësia për të fituar titullin kampion është e realizueshme.

Artikulli paraprakADA, KLUBIT I DUHEN NJË MLN LEKË PËR REGJISTRIMIN NË FSHF
Artikulli tjetërBLUSHI: PARTIA SOCIALISTE NUK ËSHTË E EDI RAMËS