Vllaznia në basketboll për femra ka arritur një fitore ndaj Elbasanit në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim.Dervishi”.

Vajzat shkodrane fituan 85-67 përballë Elbasanit. Një ndeshje e dominuar nga Vllaznia e cila fitoi në të gjitha periodat duke dominuar krejt takimin.

Nën drejtimin e trajnerit Blledar Gjeçaj gradualisht kjo skuadër po njeh një rritje në lojë dhe rezultate.Trajneri Gjeçaj shprehet se tashmë në ekip po mendohet edhe për elementin e ri.

Vllaznia fitoi 25-23 periodën e parë, 20-11 të dytën, 20-19 periodën e tretë dhe 20-14 10 minutëshin e fundit. Vajzat kuqeblu shpresojnë që tashmë edhe në Play Off në fund të sezonit të arrijnë një paraqitje sa më të mirë.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 25.11.2018
Artikulli tjetërBASKET MESHKUJ, VLLAZNIA MERR HUMBJEN E 7-të