Vllaznia në basketboll për femra ka marrë një humbje ndaj Studentit në ndeshjen e luajtur në Shkodër në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Pavarësisht dy përforcimeve të fundit me ardhjen e Eliverta Bujarit dhe Milica Daboviç Vllaznia nuk arriti të fitonte ndaj një rivali për Play Off siç është Studenti. Vajzat shkodrane kishin epërsinë në gjysmën e parë të lojës por kjo nuk mjaftoi.

Vllaznia fitoi 18-12 periodën e parë duke qenë dominante në fillim të lojës. Vajzat shkodrane ruajnë ritmin edhe në periodën e dytë duke e fituar atë 14-12. Gjysma e parë e ndeshjes mbyllet 32-24. Edhe pse Vllaznia është 8 pikë në avantazh vajzat mike arrijnë që në periodën e tretë të barazojnë rezultatin ndërsa Vllaznia lëshon shumë në lojën e saj.

Studenti fiton 21-13 periodën e tretë ndërsa rezultati është i barbartë 45-45 kur duheshin edhe 10 minutat e fundit për t’u luajtur. Studenti është më lart fizikisht gjë e cila ndikon në lojë ndërsa Vllaznia bie duke mos patur edhe saktësi si në mbrojtje edhe në sulm.

Sekondat e fundit janë plot emocione, edhe pse Vllaznia arrin të barazojë pas disavantazhit, vajzat mike shënojnë dy herë nga dy pikë duke marrë një fitore të rëndësishme në Shkodër në shifrat 62-66. Trajneri shkodran Bledar Gjeçaj tha se kjo humbje erdhi nga moskoordinimi i lojtareve.

Pavarësisht kësaj humbjeje Vllaznia thotë trajnerin Gjeçaj ka ende kohë për të siguruar pjesëmarrjen në fazën Play Off..

Vllaznia në basketboll për femra synon që minimalisht të jetë në Play Off për të shpresuar që në janar të përforcojë edhe më shumë skuadrën për të synuar finalen apo pse jo edhe titullin kampion.

Skuadra e meshkujve e Vllaznisë në basketboll ka humbur ndaj rivalëve për titullin kampion të Goga Basket, ndeshje e luajtur në transfertë, një tjetër humbje pas asaj me Teutën që tregon se ekipi i meshkujve s’do ta ketë aspak të lehtë fitimin e titullit kampion

Artikulli paraprakPJERIN NDREU: DO BLLOKOJMË LLOGARITË E DISA BIZNESEVE
Artikulli tjetërVLLAZNIA-BYLIS, JONUZ: E VETMJA RRUGË ËSHTË FITORJA