Vllaznia në basketboll për femra ka marrë fitoren e rradhës, teksa mposhti thellësisht Studentin me rezultatin 62-33. Tashmë, vajzat kuqeblu kanë siguruar fazën e play-off. Kjo ndeshje, e luajtur pasditën e së dielës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, për llogari të javës së 12-të të kampionatit kombëtar, pritej të kishte një rivalitet më të madh në fushë, nisur edhe nga pozicionet në tabelën e klasifikimit, me Vllazninë në vendin e katërt dhe Studentin në vendin e pestë, por nuk rezultoi diçka e tillë.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj pati një dominim të plotë ndaj skuadrës së Studentit, teksa në fund arriti të fitojë ndeshjen me shifrat e thella 62-33. Pas kësaj fitoreje, trajneri i Vllaznisë, Bledar Gjeçaj, tha se priste një ndeshje më të vështirë, por shtoi se ekipi i tij bëri një ndeshje perfekte.

Nga ana tjetër, trajnerja e Studentit, Florentina Mitku, tha se mungesat që kishte në këtë ndeshje e penalizuan ekipin e saj.

Kështu, Vllaznia merr një fitore mjaft të rëndësishme, duke siguruar pjesëmarrjen në katërshën më të mirë të fazës play-off.

Artikulli paraprakAKSIDENT RRUGOR, PLAGOSET 87 VJEÇARI
Artikulli tjetërRAMA PAS DEKLARATAVE TË BE DHE SHBA PËR KOSOVËN: MOS HARRONI TË DREJTËN PËR TË ZBATUAR KUSHTETUTËN!