Joshua Freelove është basketbollisti i Vllaznisë i cili sapo erdhi tek kuqeblutë shumë shpejt fitoi zemrat e tifozëve.

Në kryendeshjen e kësaj jave Freelove ishte përcaktues në fitoren që Vllaznia mori me Tiranën në shifrat 96-93. Amerikani realizoi 30 pikë në këtë përballje, më shumë se të gjithë. Kjo fitore për basketbollistin e Vllaznisë shkon për tifozërinë e zjarrtë shkodrane. “Jam mirë por jam pak i lodhur. E filluam ndeshjen keq pastaj filluan ta marrin veten të gjithë lojtarët. Unë mendoj se të gjithë basketbollistët e Vllaznisë luajtën mirë sidomos në pjesën e fundit dhe në dy shtesat teksa dhanë shpirtin në fushën e lojës tek kjo fitore. Tifozët ishin të mrekullueshë, nuk na braktisën në asnjë moment edhe atëherë kur ishim në disavantazh na mbështetën pafund.

Një tifozëri e mrekullueshme dhe jam pa fjalë. Pa to s’do kishim arritur të fitojmë”. Amerikani Freelove nuk bën asnjë premtim për titullin kampion por shprehet se Vllaznia do të punojë shumë fort për t’ia arritur këtij qëllimi dhe për të bërë të lumtur të gjithë në Shkodër. “Ne do të punojmë shumë fort për të fituar titullin kampion dhe për të arritur tek ky qëllim. Ne besojmë se mund t’ia arrijmë por gjithsesi më mirë t’ia lëmë kohës. Do të përpiqemi maksimalisht që të fitojmë trofeun dhe t’i bëjmë të gjithë të lumtur këtu në Shkodër sepse e di që e duan me çdo kusht këtë sukses për ne”. Vllaznia arriti që të mposhtë Tiranën në një sfidë e cila u shty dy herë me nga 5 minuta pas barazimeve në rezultat por në shtesën e fundit shkodranët rezistuan më shumë duke arritur që të fitojnë me rezultatin e përgjithshëm 96-93.

Artikulli paraprakSHKODRA, TRAFIKU NË RRUGË PO KTHEHET NË STRES
Artikulli tjetërRAMA : KA EDHE MINISTRA TË TJERË QË DUHEN HEQUR