Basketbollistët e Vllaznisë do të provojnë që të fitojnë trofeun e parë në këtë sezon. Shkodranët do të përballen me Kamza Basket në finalen e Superkupës që luhet në Tiranë në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

Në prag të kësaj sfide finale trajneri i Vllaznisë Bledar Gjeçaj tregon se objektiv është fitimi i Superkupës edhe pse tekniku Gjeçaj shprehet se është e vështirë. Trajneri Gjeçaj thotë se skuadra e Vllaznisë ka një formë të mirë sportive përpara finales të Superkupës që do zhvillohet ndaj Kamza Basket në kryeqytet. Vllaznia dështoi në objektivin e saj për fitimin e Kupës pak kohë më parë dhe tashmë si kampione e vitit të kaluar do të zhvillojë finale e Superkupës ndaj Kamza Basket. Pas kësaj finaleje shkodranët kanë sërish ndeshje të forta duke qenë se faza play off është shumë afër ku objektiv edhe aty është fitimi i titullit kampion.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, CUNGU: BARAZIMI NË KUKËS NUK ISHTE I LEHTË
Artikulli tjetërSHTYHEN TAKIMET ME GRUPET PARLAMENTARE, REAGON AMBASADA E SHBA-ve