Skuadra e vllaznisë në basketboll për meshkuj ka zhvilluar një ndeshje miqësore.

Shkodranët kanë luajtur në transfertë me ekipin e teutës së durrësit. Në këtë përballje miqësore vllaznia ka fituar me rezultatin 78-60 duke arritur që të marrë një fitore. Kjo sfidë më shumë ka patur vlerë për të parë gjendjen e basketbollistëve. Një lojë të mirë ka bërë amerikani i sapoardhur corey allen i cili ka realizuar 20 pikë. Po ashtu pozitive ka qenë edhe paraqitja e lojtarit tjetër të ardhur në merkato tiranasit algert gjonaj. Vllaznia po përgatitet për ndeshjet e kupës por edhe të kampionatit teksa pretendon fitimin e trofeve.

Artikulli paraprakGJERMANI, RREGULLA TË REJA PËR AZILANTËT NDALOHET BASHKIMI FAMILJAR
Artikulli tjetërMORATORIUMI I PYJEVE, JA CFARË DO TË NDODH