Vllaznia në basketboll për meshkuj ka gjetur fitoren e parë në kampionat. Shkodranët fituan 78-70 në përballjen e luajtur ndaj Tiranës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Vllaznia dominoi thuajse gjithë ndeshjen duke arritur që në fund të sigurojë fitoren e parë në këtë sezon gjë për të cilën trajneri i kuqebluve Neven Plantak është i lumtur.

I pyetur nëse do të kërkojë një fitore në ndeshjen e ardhshme me ekipin kryesues të Partizanit trajneri i Vllaznisë, skuadër që ndodhet e fundit në renditje nuk përgjigjet duke u treguar ironik.

Pavarësisht fitores me Tiranën, Vllaznia ende ndodhet në vendin e fundit në renditje 2 pikë larg Kamzës. Patjetër që është një mision i vështirë por kuqeblutë do të kërkojnë mbijetesën dhe tashmë u dha sinjali i parë me fitoren ndaj Tiranës.

Artikulli paraprakSHKODËR, DITËLINDJA E DON BOSKO KTHEHET NË FESTË
Artikulli tjetërFUTBOLL FEMRA, FITOJNË TRI SKUADRAT E SHKODRËS