Vllaznia do të mbrojë titullin kampion në basketboll për meshkuj, duke u kualifikuar në finale pas triumfit të dytë që arriti ndaj Tiranës në transfertën e kryeqytetit.

Përballë kuqebluve do jetë Teuta e cila u kualifikua në sfidën ndaj Kamza Basket duke fituar edhe ndeshjen e dytë. Heroi i fitores për Vllazninë këtë radhë ishte Nikolin Arra i cili edhe pse u gjakos në vetull pas një përplasje në lojë nuk u dorëzua dhe u rikthye në fushë duke arritur të shënojë 23 pikë. Në 6 gjuajtje për 3 pikë Arra tregohet i saktë dhe është protagonist në këtë fitore bashkë me pjesën tjetër të ekipit. Perioda e parë nis me një trepikësh të Laskut për vendasit por menjëherë kundërpërgjigjet amerikani Allen me dy pikët e realizuara. Perioda e parë fitohet nga Vllaznia dhe mbyllet 21-23 në favor të shkodranëve. Edhe në periodën e dytë kuqeblutë janë në epërsi dhe luajnë më mirë ndonëse rivaliteti nuk mungon nga bardheblutë. 21-16 fiton Vllaznia në periodën e dytë dhe gjymsa e parë e lojës përfundon 37-44, duke qenë me një avantazh prej 7 pikësh ekipi shkodran. Pas pushimit nis edhe shkëputja e Vllaznisë ndërsa Tirana duket se nuk ka më forcën e duhur për të përballuar kuqeblutë. Arra realizon 3 3-pikësha radhazi duke çakorduar vendasit dhe duke thelluar deri në 15 pikë diferencën. Vllaznia fiton 21-15 periodën e tretë dhe e fundit duke se është vetëm për statistikë. Kuqeblutë e menaxhojnë deri në fund edhe pse 10 minutëshin e fundit e humbin me vetëm një pikë 16-15 duke bërë që krejt ndeshja të mbyllet me fitoren e Vllaznisë 89-68 ndaj Tiranës. Kështu Vllaznia dhe Teuta do jenë dy finalistet. Finalja e parë do të jetë në Shkodër me 21 maj ndërsa në total janë 5 finale dhe kush fiton 3 prej tyre merr edhe titullin kampion.

Artikulli paraprakPËRMBYTJET, MBLIDHET SHTABI I EMERGJENCAVE NË BASHKI
Artikulli tjetërSHKODËR, SHIU PËRMBYT LAGJEN “10 KORRIKU’