Vllaznia në basketboll për meshkuj ndonëse me vështirësi ka arritur që të fitojë ndaj Tiranës 71-66, ekip me të cilin do të ndeshet edhe në fazën Play Off.

Trajneri i Vllaznisë Bledar Gjeçaj pranoi se ekipi i tij nuk e nisi mirë lojë por arriti ta kthejë rezultatin. Fazën Play Off, që nga ndeshje gjysëmfinale, trajneri Gjeçaj e quan të nxehtë. Në gjysëmfinalen e Play Off Vllaznia thotë tekniku Gjeçaj do ta ketë të vështirë të kualifikohet por duhet t’ia arrijë sepse objektiv është fitimi i titullit kampion. Vllaznia në ndeshjen ndaj Tiranës humbi 15-21 dhe 13-19 në dy periodat e para ndërsa e ktheu lojën 22-12 dhe 21-14 në dy periodat e fundit duke arritur që të fitojë takimin ndaj bardhebluve 71-66.

Artikulli paraprakZËVENDËSMINISTRI ÇUNI: “MARUBI” INAGUROHET ME 9 MAJ
Artikulli tjetërADA MBAN SHPRESAT GJALLË, FITON 3-1 ME BURRELIN