Skuadra e Vllaznisë në basketboll për meshkuj ka humbur në finale të superkupës në ndeshjen e luajtur në transfertë ndaj Tiranës.

Në një ndeshje pa tifozë në pallatin e sportit “Asllan Rusi” pas trazirave mes tifozëve në sfidën e parë që u anullua, kjo sfidë është vendosur të luhet pa tifozë nga federate shqiptare e basketbollit. Tirana fitoi ndaj Vllaznisë takimin final të superkupës me rezultatin 85 me 59 në një pallat sporti të boshatisur. Kryeqytetasit kanë dominuar ndaj skuadrës të trajnerit Sarin ndërsa Vllaznia nga ana e saj nuk ka qenë në një ditë të mirë duke humbur kështu trofeun e parë të këtij sezoni ndaj rival direkt siç është Tirana.

Bardheblutë e nisin më mirë lojën teksa fitojnë 19-12 periodën e parë. Vllaznia rikthehet në lojë duke fituar 19-16 periodën e dytë dhe duke bërë që gjysma e parë e ndeshjes të mbyllet me rezultatin 35-31. Në 10-minutëshin e tretë shkodranët bëjnë një lojë jo të mirë ndërsa Tirana e shfrytëzon për të krijuar një avantazh të thellë teksa e fiton 28-12. Kryeqytetasit tashmë nuk e kanë të vështirë ndërsa Vllaznia nuk mundet të përmbysë rezultatin duke humbur periodën e katërt dhe të fundit 22-16 dhe krejt takimin në shifrat 85 me 59. Pas kësaj humbje tashmë shkodranët përgatiten për play off-in në kampionat teksa ndeshjen e parë e kanë me Teutën në 12 prill mnë ora 19:00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Artikulli paraprakBUSHATI: QEVERIA E KA HARRUAR SHËRBIMIN ZJARRËFIKËS
Artikulli tjetërVONESA NË 6 PRILL, REAGON PD M.MADHE