Vllaznia në basketboll për meshkuj ka bërë prezantimin e amerikanit të parë nga tre prej të cilëve kanë firmosur me kuqeblutë.

Seth Jackson shprehet se ka ardhur në Shkodër për të fituar titullin kampion. “Jam shumë i lumtur që kam ardhur në Shkodër. Kam zgjedhur Vllazninë për të firmosur një kontratë sepse kam parë se është një skuadër cilësore dhe që tre vitet e fundit ka fituar titullin kampion. Në fakt në Europës basketbolli është ndryshe nga Amerika por shpresoj që të ambjentohem shpejt këtu dhe t’i shërbej ekipit. Patjetër që kam lexuar pak për Shkodrën dhe Vllazninë dhe di që janë qyteti dhe ekipi për të cilin duhet të krenohen gjithë shqiptarët. Jam këtu për të fituar titullin kampion dhe shpresoj ta realizojmë të gjithë bashkë”. Trajneri Bledar Gjeçaj kërkon që të mos shfaqet shumë euforik pavarësisht ardhjes së amerikanit. Për inspektorin e “Sport Klub Vllaznia” Astrit Zaganjori kuqeblutë janë tashmë një ekip i frikshëm. Në ditët në vijim pritet që Vllaznisë t’i bashkohen edhe dy amerikanët e tjerë.

Artikulli paraprakBORA/ PËRMIRËSOHET QARKULLIMI, JA SEGMENTET KU KALOHET ME ZINXHIRË
Artikulli tjetërRAMA TAKON METËN, LSI ENDE PA PËRGJIGJE PËR KOALICIONIN ZGJEDHOR