Vllaznia në basketboll për meshkuj është rikthyer tek fitoret në Balkan League duke mposhtur skuadrën bullgare të Akademik Bulteks 99. Ky ekip deri më tani nuk ishte mposhtu dhe Vllaznia bëhet ekipi i parë që siguron fitoren 87-77. Kjo fitore ndez shpresat që Vllaznia të kualifikohet për më tutje në Balkan League. Kuqeblutë zhvilluan një lojë më të mirë kryesisht në periodën e tretë duke arritur këtë fitore.

Pas ndeshjes trajneri i Vllaznisë Darko Vujaçiç tha se skuadra ka ende punë për të arritur objektivat

Trajneri i Akademik Bulteks Asen Nikolov thotë se ekipi i tij gaboi në lojën mbrojtëse duke e humbur këtë ndeshje me Vllazninë

Vllaznia fitoi 22-21 periodën e parë, humbi 18-19 të dytën, fitoi 28-17 të tretën dhe 10 minutëshi i fundit u mbyll 19-20 duke bërë që kuqeblutë të fitojnë me rezultatin e përgjithshëm 87-77 ndaj Akademik Bulteks. Tashmë Vllaznia do të përgatitet për ndeshjen e rëndësishme me Teutën që ka në Kupë nga ku kërkon kualifikimin për më tutje.

Artikulli paraprak4 VJEDHJE BRENDA JANARIT, ARRESTOHEN DY LEZHJANËT
Artikulli tjetërVOLEJ, VLLAZNIA ELEMINOHET NË GJYSMËFINALE TË KUPËS